Foto: Ilustrim

Burri me të cilin nuk bashkëjeton i hedh në oborr një qese me narkotik

Një qytetare nga Prishtina është ankuar në Polici se bashkëshorti i saj, me të cilin nuk bashkëjeton, ka shkuar te shtëpia e saj dhe në oborr ka hedhur një qese me substancë narkotike.

Ngjarja ka ndodhur në rr. “Bajram Kelmendi” në kryeqytet më 14 qershor rreth orës 22:00.

Njësitë policore kanë dalë në vend të ngjarjes dhe kanë konfiskuar substancën e dyshuar narkotike me peshë 27.5 gramë.

Njësitë policore janë duke hetuar rastin.

Rasti po trajtohet si posedim i narkotikëve.