'Burri i gruas sime’ shfaqet sot në Teatrin e Qytetit në Gjilan

Komedia ‘Burri i gruas sime’ e autorit kroat, Miro Gavran dhe regji të Faik Gashit shfaqet sot në ora 20:00 në Teatrin e Qytetit të Gjilanit.

Shfaqja rrëfen historinë intriguese të Lekës nga Prishtina dhe Tonit nga Durrësi, dy karaktere të ndryshme burrash, të cilët janë martuar njëkohësisht me të njëjtën grua, e cila i bind se të dy i dashuronte njëkohësisht.

Megjithëse Eva, gruaja e tyre, përveç dy burrave kishte edhe një dashnor, një lidhje e cila nisë të ‘shqetëson’, njërin prej burrave të saj.

Në shfaqje interpretojnë: Alban Goranci, Blerta Gubetini, Valdrin Osmani.