Breshëri dëmton agrokulturën në Drenas

Si pasojë e reshjeve dhe breshërit mbrëmë në Komunën e Drenasit kanë pësuar dëme disa kultura bujqësore në fshatra.

Sipas njoftimit të komunës rrebeshi ka shkaktuar dëme në pemëtari, vreshtari, perimtari, të mbjella pranverore dhe vjeshtore, ndërsa dëmet janë shkaktuar kryesisht në fshatrat; Shtuticë, Polluzhë, Tërstenik, Gllobar, Gllanasellë, Dobroshec, Godanc, Likoshan e Gradicë.

Komuna e Drenasit, përkatësisht Drejtoria për Bujqësisë, ka formuar komisionin për vlerësimin e dëmeve dhe në bazë të kërkesave nga fermerët do të dalin ne terren për të vlerësuar dëmet e shkaktuara nga të reshurat.