Moti për ditën e sotme

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHK), ka njoftuar sot pritet të kemi mot të vranët dhe me reshje shiu.

Po ashtu në njoftim thuhet se gjatë ditës së sotme pritet të ketë edhe shkarkime rrufesh.

“Do të mbajë mot i ndryshueshëm, me diell dhe vranësira të cilat vende–vende do të sjellin reshje shiu dhe shkarkime rrufesh”, njofton IHMK.

Sipas njoftimit gjatë ditës së diel temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-12 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20-22 gradë Celsius. Do të fryjë erë drejtimesh të ndryshme, mesatare dhe e fortë thuhet në njoftimin e Institutit Hidrometeorologjik i Kosovës.

Mot i ndryshueshëm pritet të mbajë edhe në fillim të javës së ardhshme, derisa pas ditës së martë pritet të mbajë mot me diell.