Bekim Haxhiu e pyet Blerim Devollin për darkën e Telekomit(Video)
Pronari i kompanisë Dardafon.net, Blerim Devolli është duke raportuar sot në Komisionin Hetimor për Postën dhe Telekomin e Kosovës.
Deputeti i PDK-së, i përmendi pronarit të Dardafon.net, Blerim Devolli, deklaratat e dy ish kryeshefave ekzekutiv, Adnan Merovcit dhe Shyqiri Haxhës të cilët kanë deklaruar se kanë qenë në presion për vazhdimin e kësaj kontrate.
“Ky presion a ka buruar nga ju për ta nënshkruar kontratën, apo bordi për shkak të profitit që ka pasur me e marrë telekomin”, pyeti Haxhiu.
Ndërsa Blerim Devolli ju përgjigj shumë shkurt ‘jo as që kam deklaruar kurrë’.
Ndërsa deputeti, Haxhiu e ka pyetur se kush e ka paguar darkën e festës së organizuar për nënshkrimin e kontratës.
Devolli iu përgjigj “Nuk më kujtohet ajo”, ndërsa deputeti Haxhiu tha që ka pasur edhe zarfa në atë festë për ata që kanë votuar, ndërsa Blerim Devolli tha që nëse kanë të dhëna publikoni.
Ndërsa deputeti Haxhiu i tha që ndoshta restoranti ia ka dhënë falas këtë darkë.
Pronari i kompanisë Dardafon.net, Blerim Devolli ka përfunduar raportimin e tij para komisionit hetimor për gjendjen në Telekom.
Blerim Devolli pyetjeve të anëtarëve të Komisionit është duke iu përgjigjur në konsultim të vazhdueshëm më tre këshilltarët e tij.
Në këtë moment, Telekomi i Kosovës gjendet para një borxhi rreth 26 milionë eurosh ndaj Z- Mobile, për të cilën kompania i ka dhënë afat për pagesë deri në fund të qershorit, në kërcënim të përmbarimit.
Në të njëjtën kohë, Telekomi i Kosovës dhe Z-Mobile janë në negociata për të vazhduar ose jo kontratën e cila skadon po ashtu në fund të qershorit.
https://kallxo.com/haxhiu-keshilltareve-te-devollit-a-doni-me-dale-jashte/