BIRN Organizon Trajnim për Gazetarë nga Ballkani

Rrjeti Ballkanik i Gazetarisë Hulumtuese, BIRN, do ta organizojë një trajnim dy ditor për 20 gazetarë nga rajoni si pjesë e programit të tij të Drejtësisë Tranzicionale.

Trajnimi do të mbahet në Sarajevë më 22 dhe 23 shtator 2016 dhe synon t’i përmirësojë aftësitë raportuese të gazetarëve në fushën e drejtësisë tranzicionale.

Përveç fokusimit në çështje specifike që kanë lidhje me drejtësinë tranzicionale, seanca e trajnimit përfshin pjesëmarrjen në një konferencë rajonale mbi krimet e luftës, si edhe një vizitë në Gjykatën Shtetërore të Bosnjës dhe Hercegovinës.

Trajnimi synon kryesisht gazetarë të interesuar në çështjen e drejtësisë tranzicionale në Bosnje dhe Hercegovinë, Kroaci, Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi dhe Serbi. Duke qenë se trajnimi do të bëhet në anglisht, është e rëndësishme një njohuri e mirë e kësaj gjuhe.

Aplikuesit duhet të dërgojnë një CV, një letër motivimi dhe një shembull të një artikulli të publikuar. Të gjitha këto duhet të dërgohen në adresën [email protected]

Afati i fundit për aplikimet është 15 gusht 2016.

Kostot e transportit, akomodimit dhe ushqimit do të paguhen nga organizatorët e seancës trajnuese.

Programi mbështetet nga Komisioni Europian, Ministria zvicerane e Punëve të Jashtme dhe Dondacioni Robert Bosch.

Për të mësuar më shumë për këtë program, klikoni këtu.

Për të mësuar më shumë për trajnimin, ju lutem, klikoni këtu.

Për çdo informacion tjetër, ju lutem, kontaktoni me Marina Radenkovic në [email protected] ose telefononi +381 (0) 11 4030313