Foto: Forca e Sigurisë së Kosovës/Facebook

FSK pritet të jetë pjesë e një trajnimi në Amerikën Qendrore

Një kontingjent i Forcës së Sigurisë së Kosovës ka përfunduar trajnimin e nevojshëm para dislokimit në Belize, në Amerikën Qendrore.

Kështu ka njoftuar FSK, e cila ka thënë se kjo pjesëmarrje është në kuadër të bashkëpunimit bilateral me Mbretërinë e Bashkuar.

“Forca e Sigurisë së Kosovës me një kontingjent, do të marr pjesë në stërvitjen e përbashkët ushtarake që do të realizohet në Belize” – u tha në njoftim.

Tutje u theksua se kontingjenti i FSK-së ka përfunduar trajnimin para dislokimit me Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë, që është realizuar në bazën ushtarake-detare në Kepin e Palit me qëllim të përgatitjes në aspektin operacional dhe taktik.

Ky trajnim u bë me qëllim të përfaqësimit sa më të mirë të Kosovës dhe që të tregohen aftësitë profesionale dhe ndërvepruese me partnerët pjesëmarrës në ushtrim.

Foto: Forca e Sigurisë së Kosovës/Facebook
Foto: Forca e Sigurisë së Kosovës/Facebook
Foto: Forca e Sigurisë së Kosovës/Facebook
Foto: Forca e Sigurisë së Kosovës/Facebook