Thirrje për aplikim: Trajnim mbi gazetarinë e bazuar në fakte për gazetarët e rinj - BIRN Kosova
Në shoqëritë multietnike, post-konfliktuale, keqinformimi mund të ndikojë negativisht në kushtet për krijimin e një paqeje të qëndrueshme, bashkëjetesës mes komuniteteve dhe të krijojë mospajtim politik.
Për më tepër, në epokën digjitale e të rrjeteve sociale, me rritjen e shpejtë të portaleve online në Kosovë, thashethemet e lajmet e manipuluara e të rreme kanë rritur pasojat operacionale për mediat kredibile dhe gazetarët në Kosovë.
Mediat kanë mungesë kapacitetesh të duhura (burime dhe aftësi) për të raportuar mbi ngjarje dhe për të mbajtur standardin profesional të gazetarisë së bazuar në fakte, kjo përderisa në anën tjetër, konsumatori nuk është i mirë-trajnuar për të identifikuar lajme të rreme dhe për t’i demantuar ato.
Lajme të tilla të rreme shpesh kanë të bëjnë me pjesëtarë të komuniteteve jo-shumicë, e të cilat nxisin diskriminimin dhe frikën e pasigurisë tek lexuesit. Këto lajme shpërndahen shumë shpejt në media online, duke marrë parasysh që algoritmet nëpër rrjete sociale favorizojnë polarizimin dhe përmbajtjen ekstreme.
Për t’i adresuar këto sfida dhe për të krijuar një gjeneratë të gazetarëve të ardhshëm kredibilë e profesionalë në Kosovë, më 26 shkurt, 2024, BIRN do të organizojë një trajnim njëditor me gazetarë dhe studentë të gazetarisë mbi standardet e gazetarisë së bazuar në fakte, metodologji dhe instrumente të tjera.
Trajnimi njëditor synon të mbledhë 20 gazetarë të rinj dhe ata në mes të karrierës si dhe studentë të gazetarisë nga të gjitha komunitetet, të cilët do të kenë mundësinë të përfitojnë dije dhe aftësi të dorës së parë në raportime metodologjike e të bazuara në fakte.
Ky trajnim do të mbahet nga stafi i BIRN; Nga gazetarë të cilët kanë fituar çmime për gazetari dhe redaktorë, të cilët posedojnë përvojë të gjerë në investigim, raportim dhe avokim për gazetari të bazuar në fakte.
Kush mund të aplikojë?
Studentë të gazetarisë, gazetarët e rinj dhe ata në mes të karrierës, nga e gjithë Kosova, të cilët janë të interesuar të mësojnë më shumë rreth metodologjisë së raportimit të bazuar në fakte, mund të aplikojnë në këtë thirrje.
Aplikues nga komunitetet e margjinalizuara në Kosovë, përfshirë pjesëtarë të komuniteteve etnike jo-shumicë dhe gra, të cilët/at përmbushin kriteret e sipërshënuara inkurajohen të aplikojnë në këtë thirrje.
Për të aplikuar në trajnimin një ditor në raportimin e bazuar në fakte, klikoni këtu.
Gjuha:
Përkthimi simultant në shqip, serbisht dhe anglisht, është i siguruar.
Vendi:
Trajnimi do të mbahet në Prishtinë, Kosovë. Detajet lidhur me vendin se ku do të mbahet trajnimit si dhe agjenda do të i’u dërgohen pjesëmarrësve të përzgjedhur.
Afati për të aplikuar: 5 shkurt 2024
Data e mbajtjes së trajnimit: 26 shkurt 2024
Ky aktivitet mbështetet nga UNMIK-u.
Poziv za apliciranje: BIRN Kosovo Trening o novinarstvu za proveru činjenica za mlade novinare
U multietničkim, post-konfliktnim društvima, dezinformacije imaju potencijal da negativno utiču na uslove održivog mira i suživota među zajednicama kao i da stvaraju političke sukobe.
Štaviše, u doba digitalnih i društvenih medija, i sa visokim porastom popularnosti onlajn portala za objavljivanje vesti na Kosovu, glasine i izmanipulisane lažne vesti mogu imati pojačane operativne posledice po kredibilne medije i novinare na Kosovu.
Mediji nemaju potrebne kapacitete (resurse i veštine) da izveštavaju o problemima i održavaju profesionalne standarde provere činjenica, dok potrošači nisu podobno obučeni da identifikuju lažne vesti i razotkriju iste.
Takve lažne vesti često govore o temama koje se odnose na pripadnike nevećinskih zajednica, što zauzvrat podstiče diskriminaciju i ponovo potpiruje strah i nesigurnost među čitaocima. Ove se vesti lako šire u većini onlajn medija s obzirom na to da trenutni algoritmi društvenih medija nagrađuju polarizovan i ekstreman sadržaj.
Da bi se suočili sa ovim izazovima i stvorili kredibilnije i profesionalnije buduće generacije novinara na Kosovu, BIRN će 26. februara 2024.godine organizovati jednodnevnu obuku sa novinarima i studentima novinarstva na temu standarda, metodologija i alata za proveru činjenica.
Na ovoj jednodnevnoj obuci će se okupiti 20 novopečenih i iskusnih novinara, kao i studenti novinarstva iz različitih zajednica, koji će imati priliku da steknu znanje i praktične veštine o tome kako da izveštavaju o metodologiji i alatima za proveru činjenica .
Obuku će voditi BIRN-ov tim nagrađivanih novinara i urednika, koji imaju veliko iskustvo u istraživanju, izveštavanju i zalaganju za novinarstvo sa proverom činjenica.
Ko može da aplicira?
Za obuku se mogu prijaviti studenti novinarstva, novopečeni i iskusni novinari sa različitih područja Kosova koji su zainteresovani da nauče više o izveštavanju zasnovanom na metodologijama za proveru činjenica.
Podstičemo aplikante iz marginalizovanih zajednica na Kosovu, uključujući pripadnike manjinskih etničkih zajednica i žene, koji ispunjavaju gore navedene uslove da se prijave na ovu obuku.
Da bi se prijavili na jednodnevnu obuku za izveštavanje zasnovanom na proveri činjenica, kliknite ovde.
Jezik:
Učesnicima će biti pružen simultani prevod na albanskom, srpskom i engleskom.
Mesto:
Obuka će se održati u Prištini, Kosovo. Više detalja o mestu na kojem će se održati obuka i dnevni red će biti prosleđeni samo odabranim kandidatima.
Zadnji rok za apliciranje: 5. februar 2024.godine
Datum održavanja obuke: 26. februar 2024.godine
Ovu aktivnost treninga je podržao UNMIK.