Foto: Facebook

Besnik Krapi, anëtari i ri i Akademisë Europiane të Filmit

Producenti dhe aktori kosovar Besnik Krapi është i ftuari i radhës i Akademisë Europiane të Filmit.

Përmes një njoftimi, Qendra Kinematografike e Kosovës bënë të ditur se me anëtarësimin e Krapit në këtë institucion  Kosova e rritë në 24 numrin e anëtarëve në Akademinë Evropiane të Filmi.

Krapi është i njohur për kontributin i tij në fushën e kinematografisë si producent dhe aktor është mjaft i njohur në rajon dhe më gjerë.

Akademia Europiane e Filmit është themeluar në vitin 1989 me drejtorin e parë Ingmar Bergman.