Isa Mustafa duke nënshkruar MSA-në | Foto: Qeveria e Kosovës

Bëhen Dy Vjet nga Nënshkrimi i MSA-së me BE-në

Kosova ka nënshkruar më 27 tetor të vitit 2015 në Strasburg Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit me Bashkimin Europian

Nënshkrimi i këtij dokumenti shënon edhe vendosjen e parë të marrëdhënieve kontraktuale midis Kosovës dhe BE-së.

Marrëveshja për Stabilizim Asociim kërkon nga një vend që synon anëtarësimin në BE, të sigurojë që mekanizmat e tij të qeverisjes dhe të shoqërisë civile përmbushin standardet e BE-së.

Kosova dhe Komisioni Europian kanë vënë inicialet në Marrëveshjen e Stabilizim- Asociimit qysh në korrik të vitit 2014.

Procesi i nënshkrimit është ngadalësuar për shkak të mungesës së konsensusit brenda vetë Bashkimit Europian, përkatësisht mosnjohjes së Kosovës si shtet nga pesë vende të BE-së.

Më vonë, megjithatë, është rënë dakord që Marrëveshja e Stabilizim- Asociimit të mos ratifikohet nga parlamentet e secilit shtet anëtar veç e veç, ashtu siç ka qenë praktika me vendet e tjera.

Negociatat për Marrëveshjen e Stabilizim- Asociimit kanë nisur para katër vjetësh, vetëm pasi Kosova është angazhuar në bisedimet me Serbinë për normalizimin e marrëdhënieve.

Serbia si shpërblim ka fituar negociatat për anëtarësim në BE.

KALLXO.com ka shkruar vazhdimisht për ndikimin e MSA-së në të hyrat e vendit.

http://kallxo.com/msa-ja-ul-taksen-e-importit/

http://kallxo.com/msa-ia-perpiu-doganes-5-milione-euro-per-tre-muaj/

http://kallxo.com/msa-ja-ia-humb-doganes-11-milione-euro/

http://kallxo.com/eksporti-vendet-e-se-ra-ne-njevjetorin-e-msa-se/