Bastisje në burgun e Dubravës, konfiskohen telefona e tableta të dyshimta

Policia e Kosovës ka realizuar një bastisje në Qendrën Korrektuese në Dubravë.

Sipas njoftimit të  Shërbimit Korrektues të Kosovës, bastisja është kryer për të parandaluar aktivitete ilegale në burgun e Dubravës.

“Shërbimi Korrektues i Kosovës në koordinim të plotë me Policinë e Kosovës kanë realizuar një operacion të bastisjes në Qendrën Korrektuese në Dubravë, me qëllim të parandalimit të aktiviteteve ilegale, futjes se kontrabandës, si dhe ngritjes së nivelit të sigurisë në këtë Institucion korrektues”, thuhet në njoftim.

Gjatë këtij aksioni policia ka gjetur dhe konfiskuar dy telefona celularë, tri SIM kartela, një peshore e vogël, një kaçavidë, një USB me një palë kufje, katër mjete te improvizuara shpojse dhe dhjetë tableta të dyshimta.

Në njoftim thuhet edhe se Shërbimi Korrektues i Kosovës do të vazhdoj me këto operacione te rregullta të bastisjes me qëllim te eliminimit të dukurive negative si dhe rritjes se nivelit