Mbledhja e Qeverisë Haradinaj - Foto: KALLXO.com

Bashkësitë fetare lirohen nga tatimi doganor

Bashkësitë fetare në Kosovë janë liruar nga tatimi doganor  pas aprovimit të propozimit në qeveri.

Ministri i Financave, Bedri Hamza tha se kjo është praktikë edhe në vendet e botës.

“Ne kemi pasur kërkesë nga bashkësitë fetare me i trajtu sipas praktikave të vendeve të botës me i liru nga tatimi doganor, ky lirim do jetë i kufizuar vetëm në sasinë e nevojshme, Kosova çmohet dhe me këtë theksohet edhe nga bashkësitë fetare dhe kërkoj të votohet ky vendim nga lirimi i tatimit doganor”, tha Hamza.