Seminari për sigurinë kibernetike - Foto: MPB

Bashkëpunimit Ndërinstitucional Rrit Sigurinë Kibernetike

Me këtë rast, zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Behar Selimi, tha se si rezultat i bashkëpunimit të mirë ndërinstitucional ka arritje të reja në fushën e sigurisë kibernetike.

“Vendi ynë, në saje të përpjekjeve ka shënuar përparim në fushën e sigurisë kibernetike, qoftë në infrastrukturën ligjore qoftë në atë teknike”, tha Selimi, sipas një njoftimi të MPB-së.

Megjithatë, ai theksoi se duhet të përmirësohet më tej bashkëpunimi në mes të sektorit publik dhe atij privat.

Këtë seminar e vlerësoi edhe drejtori i Departamentit për Siguri dhe Rend Publik i OSBE-së, Ake Roghe. Sipas tij, seminari do të ndihmojë të thellohet bashkëpunimi në mes të institucioneve vendore dhe atyre ndërkombëtare në mënyrë që të ngritet më tej siguria kibernetike.

Me këtë rast, Ake Roghe ofroi mbështetjen e mëtejme të misionit të OSBE-së për institucionet e sigurisë.

Seminari dyditor, sipas këtij njoftimi, do të mbledhë përfaqësues nga institucione dhe agjenci qeveritare vendore, sektori privat dhe organizatat mbështetëse ndërkombëtare.