Bajram Rexhepi Nuk Flet për Dënimin nga Arbitrazhi

Ish-ministri i Brendshëm në kohën e tenderit të pasaportave, Bajram Rexhepi, në dëshminë e tij në procesin gjyqësor të këtij rasti kishte thënë se buxheti i Republikës së Kosovës nuk është dëmtuar me këtë rast.

“Ka pasë spekulime nga Mediat se buxheti i Kosovës është dëmtuar 1.4 milionë euro. Kjo nuk është e vërtetë, sepse ne i kemi marrë pasaportat dhe i kemi pagu, por paratë nuk kanë shkuar në destinacion final”, kishte thënë Rexhepi në cilësinë e dëshmitarit.

http://kallxo.com/rexhepi-buxheti-nuk-eshte-demtuar-ne-rastin-velija/

Sigurisht se Rexhepi nuk kishte mundur ta parandiente se Gjykata e Arbitrazhit në Paris dy vjet më vonë do të vendoste që MPB duhet t’i paguajë kompanisë austriake OeSD dëmshpërblim në vlerë prej 5 milionë eurove.

E tash, dy vjet pas dëshmisë në procesin e njohur si “Rasti i Pasaportave”, ish-ministri Rexhepi nuk dëshiron të deklarohet.

I kontaktuar nga KALLXO.com, Rexhepi ishte i shkurtë dhe i prerë.

“Vetëm mund të ju them ditën e mirë se s’kam asgjë për të thënë”, tha Rexhepi, duke mos dëgjuar as pyetjen.

Bajram Rexhepi dëshminë e tij e kishte dhënë në procesin në të cilin fillimisht nga Gjykata Themelore Natali Velija ishte dënuar (për mashtrim) me 12 vjet burg, ndërsa më pas Gjykata e Apelit ia kishte ulur në 8 vjet.

Edhe të akuzuarit tjetër Fisnik Blakaj, i cili ishte dënuar me 11 vjet burgim (për pastrim parash), i është zbutur dënimi. Tani, ai do të vuajë 6 vjet burg.

Dënimet për veprën penale të pastrimit të parave u janë zbutur edhe të dënuarve të tjerë: Betim Blakaj, Ergyn Dogani, Imer Fazlija dhe Nazmi Thaqi.

Nazmi Thaqi dhe Betim Blakaj janë dënuar me nga një vit burgim, ndërsa Imer fFazlija me dy vjet, e ErgynDogani me pesë vjet burgim.

http://kallxo.com/apeli-heq-krimin-e-organizuar-te-rasti-i-pasaportave/

Ministria e Punëve të Brendshme në vitin 2011 nënshkroi kontratë për prodhimin e pasaportave biometrike me kompaninë OeSD.

1,4 milion euro nuk i shkuan asnjëherë kompanisë për kryerjen e punës. Dyshohet se këto para janë keqpërdorur.