Avokatja: Sekiraqa nuk Kthehet në Burg

Avokatja Kosovare Kelmendi, mbrojtëse e Sekiraqës, thotë se prania e Policisë së Kosovës dhe Specialëve të EULEX-it në rrugën ku banon Enver Sekiraqa mund të jetë për çështje sigurie.

Ajo thotë se prania e tyre mund të jetë reaksion i lajmeve të publikuara nëpër media.

“Si duket kur mediumet raportojnë, thonë nga paraburgimi në arrest shtëpiak pa prezencën e asnjë polici para shtëpisë, po supozoj se është nga kjo, ndonjë reaksion se përndryshe në urdhëresë nuk shkruan asgjë për këtë. A është për masa të sigurisë të tij apo për çka nuk e di, por asgjë e veçantë nuk ka ndodh”, thotë Kelmendi.

Ajo thotë se vendimi i Apelit nuk ka ndryshuar, pra Sekiraqa “është në arrest shtëpiak”.

“Jo, nuk qëndron. Është një urdhër i gjykatës së apelit me të cilën i është zavendësu masa në arrest shtëpiak dhe ai urdhër është në fuqi është duke u zbatuar, ai është duke e respektuar masën deri tash nuk kemi asnjë ndryshim”, tha për KALLXO.com, avokatja e Enver Sekiraqës.