Adelina Ismaili

Gjykatës i 'zhduket' edhe motra e Adelina Ismailit

Ema Ismaili, motra e këngëtares Adelina Ismali, nuk është paraqitur  në gjykatë për të dhënë dëshminë e saj si dëshmitare në gjykimin ndaj Enver Sekiraqës, i akuzuar për nxitjen e vrasjes së policit Triumf Riza.

Kryetari i trupit gjykues Shashivar Hoti në fillim të seancës njoftoi se në cilësinë e dëshmitares ka pasur të dëgjohet Ema Ismaili.

Por të njëjtës Gjykata nuk ka arritur t`ia gjej adresën e banimit.

KALLXO.com raportoi ditë më parë se gjykata nuk ka arritur t`ia gjej adresën as dëshmitares tjetër Adelina Ismajli.

 

https://kallxo.com/gjykates-i-zhduket-adresa-e-adelina-ismajlit-deshton-seanca-e-enver-sekiraqes2/

 

Më pas dëshminë e tij e ka dhënë dëshmitari Shpend Qerimi, ish pjesëtar i Policisë së Kosovës.

Enver Sekiraqa po gjykohet nën akuzat e prokurorisë për nxitjen e vrasjes së policit nga Njësia Speciale e Policisë së Kosovës Triumf Riza. Sekiraqa në vitin 2016 ishte dënuar me 27 vjet burg.

Rasti u kthye në rigjykim pasi Gjykata e Apelit e gjeti të mbështetur ankesën e mbrojtjes, Kosovare Kelmendi.

Enver Sekiraqa akuzohet për nxitje në vrasjen e ish-policit Triumf Riza.

KALLXO.com ka shkruar në vazhdimësi për këtë proces gjyqësor.