Hilmi Jashari

Avokati i Popullit Reagon Ndaj Përmbajtjeve Fyese në Tekste Shkollore

 

Hilmi Jashari  ka kërkuar largimin e termit ‘“ Idiotia Mongoloide’ si referencë e sindromit Down në një prej teksteve shkollore në Kosovë

Në  një takim me Forumin Kosovar të Aftësisë së Kufizuar, Avokati i Popullit, Hilmi Jashari bëri thirrje për ndërmarrje të hapave për largimin e gjuhës diskriminuese dhe fyese në tekstet shkollore.

Ky forum e informoi Obmus Personit për termin specifik ‘Idiotia Mongoloide’ në librin e biologjisë të klasave të dhjeta.

Ata po ashtu konstatuan se në këto libra thuhet se personat me sindromin Down jetojnë prej 10 deri në 15 vjet.

Këto raste, Jashari i konsideroi si mungesë e progesionalizmit që shkon në dëm të respektimit të të drejtave të njeriut.

“Gjuha e tillë e përdorur  për personat me Sindromën Doën, ashtu siç edhe raste të tjera kur përdoret gjuhë denigruese dhe diskriminuese, paraqet mungesë të profesionalizimit dhe joevoluim të njohurive dhe vetëdijes sa i përket respektimit të të drejtave  dhe lirive të njeriut”, thuhet në njoftimin e AP-it.

Institucioni i Avokatit të Popullit po ashtu kërkoi vëmendjen e autoriteteve përgjegjëse se literatura shkollore ka nevojë të rishikohet me vëmendje dhe të riformulohet në pajtim me garancitë kushtetuese dhe ligjore në Republikën e Kosovës, për trajtim të barabartë dhe pa diskriminim.