Avokati: Paraburgimi i Krasniqit i Motivuar nga Mediet

Albert Krasniqit, të arrestuarit për përfshirjen në përleshjen e “Noizyt” e “Cozmanit”, i është caktuar sot paraburgimi prej një muaji.

Avokati Ramiz Krasniqi fajin për këtë masë që iu caktua të mbrojturit të tij ia ka hedhur ndikimit të gjyqtarit nga mediat.

“Problemi më thelbësor në këtë seancë ka qenë se edhe gjyqtari ka qenë i motivuar nga mjetet e informimit. Unë kujtoj se mjetet e informimit Albertit i kanë caktuar paraburgimin, e jo që ka pasur bazë ligjore,” tha Krasniqi.

Sipas avokatit, Albert Krasniqi ka vepruar në vetëmbrojtje pas që ka qenë i sulmuar dhe edhe ai ka lëndime trupore, ndërsa vendimin e gjykatës e konsideroj si të padrejtë.

“Në fund të fundit Albert Krasniqi ka vepruar në mbrojtje të nevojshme, ka qenë i sulmuar dhe ka lëndime trupore dhe përkundër këtyre fakteve gjykata nuk i vlerësoi dhe mendoj që ndaj tij duhet të caktohet paraburgimi që konsideroj se është një vendim i padrejtë dhe i pabazuar,” tha Krasniqi.

Ramiz Krasniqi tha se do të paraqesë ankesë brenda afatit në Gjykatën e Apelit.

“Patjetër afati është 24 orë dhe unë nesër do ta dorëzoj një ankesë në Gjykatën e Apelit dhe do të mbetet në duart e Gjykatës së Apelit me vendos për këtë problem,” tha Krasniqi.

KALLXO.com shkroi në vazhdimësi për përleshjen mes këngëtarëve dhe grupeve të tyre rivale në qendër të Prishtinës, ku dyshohet se u përfshi edhe Albert Krasniqi.

http://kallxo.com/avokati-cozman-lirohet-neser/

http://kallxo.com/video-momenti-perleshjes-se-armatosur-ne-prishtine/

http://kallxo.com/operohet-noizy-hiqet-nje-plumb/

http://kallxo.com/pas-lirimit-nga-spitali-noizy-shoqerohet-nga-policia/