Përleshje me mjete të forta në Prishtinë, dy të lënduar 

Një përleshje fizike me mjete të forta ka ndodhur sonte rreth orës 19:30 në rrugën “Bajram Kelmendi” në Prishtinë. 

Dy persona raportohet se janë lënduar nga kjo përleshje.  

Një nga personat e përfshirë në rrahje është shoqëruar në polici. 

Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë për Rajonin e Prishtinës ka thënë për KALLXO.com se bazuar në të dhënat fillestare, nga mjete të forta, që dyshohet të kenë qenë shishe xhami, janë lënduar dy persona.  

“Personat e lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë që në stacion policor është shoqëruar një person i cili ka qenë i përfshirë më rrahje”, ka thënë Ahmeti.  

Policia ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti.