Ilustrim

Përleshen shtatë persona në Prizren, njëri gjuan me armë

Shtatë persona janë lënduar pas një përleshjeje mes vete.

Policia e Kosovës me anë të raportit ditor ka njoftuar se ngjarja ka ndodhur dje në Prizren.

Sipas policisë të dyshuarit janë arrestuar por edhe kanë marrë trajtim mjekësor.

Pas daljes në vendin e ngjarjes, gjatë kontrollit policia në veturën e njërit nga të dyshuarit ka gjetur një armë me një karikator me katër fishekë, dy thika dhe një qelës gome që dyshohet të ketë përdorur në rast.

Lidhur me rastin me vendim të prokurorit njëri prej të dyshuarve i cili kishte në posedim armën dhe kishte shtënë me të, është dërguar në mbajtje.

Rasti është iniciuar si lëndim i lehtë trupor dhe shkaktim i rrezikut të përgjithshëm.