Avokati Mungon në Gjykimin për Vrasje

Në gjykatë nuk ishte i pranishëm Besnik  Berisha, avokati i Qëndrim Begut, ndërsa për mungesë të tij seanca u shty.

Kryetarja e trupit gjykues në fillim të kësaj seance tha se avokati Besnik Berisha e kishte njoftuar me telefon 5 minuta para se të fillonte gjykimi se nuk do të marrë pjesë në këtë seancë, pasi që është i angazhuar me një gjykim tjetër me EULEX-in.

Sipas kryetares së trupit gjykues ishte paraparë që të jepet fjala përfundimtare.

Prokuroria akuzon Qëndrim dhe Senad Begun për vrasje të rëndë, tri tentim-vrasje si dhe armëmbajtje pa leje. I akuzuar në këtë rast kishte qenë edhe një person tjetër që ka vdekur dhe për të është pushuar procedura penale.

Qëndrim e Senad Begu sipas aktakuzës më 1 mars 2012 me dashje kanë privuar nga jeta tani të ndjerin Sevdaim Sinani pas një mosmarrëveshjeje që kishin për shkak të një borxhi.

Lëndime të lehta nga predhat e revoles sipas aktakuzës në këtë rast kishin marrë edhe Kajtaz Sinani, Gëzim Sinani dhe Adile Sinani.