Avokati Besnik Berisha - Foto: Facebook

Avokati Berisha: S’ka Aktakuzë Kundër Zyrtarëve të Burgjeve

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Besnik Berisha, avokat i zyrtarit të Shërbimit Korrektues të Kosovës, Shemsi Hajrizi, ka thënë se lajmi se Prokuroria e Prishtinës ka ngritur aktakuzë kundër 10 zyrtarëve të këtij Shërbimi nuk është i saktë.

“Lajmi i publikuar sot se Prokuroria ka ngritur Aktakuze kunder 10 zyrtareve te Sherbimit Korrektues te Kosoves, perfshire dhe klientin tim z. Shemsi Hajrizi, NUK ESHTE I SAKTE dhe se kunder z. Hajrizi dhe as tjereve nuk ka akoma asnje Aktakuze. Ky rast eshte duke u hetuar nga Prokuroria e Eulexit dhe hetimet akoma nuk kane përfunduar”, ka shkruar saktësisht në profilin e tij avokati Berisha.

Reagimi i avokatit ka ardhur pas një njoftimi të dërguar nga Ministria e Drejtësisë, sipas të cilit 10 zyrtarë të Shërbimit Korrektues të Kosovës janë suspenduar përkohësisht nga puna pas ngritjes së aktakuzës kundër tyre nga Prokuroria Themelore e Prishtinës.

http://kallxo.com/shkarkime-masive-ne-burgjet-e-kosoves-pas-aktakuzes/