Pamje nga atmosfera para fillimit të ndeshjes Gjilani-Drita - Foto: KALLXO.com

Atmosferë e Zjarrtë në Derbin Gjilanas

Me rezultat të barabartë 1 me 1 ka përfunduar derbi gjilanas.

15:26

Ndeshja Gjilani-Drita zhvillohet në kuadër të javës së 18-të të Vala Supërligës.

Përballja mes dy ekipeve gjilanase shpesh është shoqëruar me tensione në fushë e jashtë saj.

Gazetari i KALLXO.com ka dërguar fotografi nga stadiumi i qytetit të Gjilanit, i cili është i stërmbushur me shikues rreth një orë para fillimit të takimit. Shikues të shumtë janë vendosur edhe në objektet përreth stadiumit.

Po ashtu, në ambientet e stadiumit shihen edhe forca të shumta policore, të gatshme për të ndërhyrë në rast të ndonjë incidenti.

Aktualisht, Gjilani është në pozitën e gjashtë me 25 pikë, ndërsa Drita në të dhjetën me 14 pikë.

Në krye të tabelës është Trepça ’89 me 39 pikë, e ndjekur nga Feronikeli, Prishtina e Llapi, që kanë nga 36 pikë dhe një ndeshje më shumë të zhvilluara.

Gjilani vs Drita foto 001 KALLXO Gjilani vs Drita foto 002 KALLXO Gjilani vs Drita foto KALLXO