Foto: Ilustrim

Arrestohet pasi Kërcënoi Teknikun Medicinal

Policia ka arrestuar në Suharekë një të dyshuar, i cili pasi e kishte dërguar një familjar në emergjencë për kontroll mjekësor, aty ka kanosur teknikun medicinal, duke këmbëngulur t’ia kontrollonte familjarin e tij.

Rasti ka ndodhur dje rreth orës 12:45.

Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë kontrolluar të dyshuarin dhe veturën e tij por nuk kanë gjetur asgjë të dyshimtë.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari pasi është intervistuar është dërguar në mbajtje.