Ilustrim

Arrestohet pasi i shkëput telin e rrymës një personi

Një person është arrestuar mëngjesin e djeshëm në Malishevë pasi që i njëjti sipas policisë dyshohet se ka shkaktuar rrezik të përgjithshëm.

Policia ka sqaruar se i dyshuari nga shtylla elektrike i ka shkëputur telin e rrymës një ankuesi.

Në lidhje me rastin është njoftuar edhe prokurori i shtetit ndërsa me urdhër të këtij të fundit i dyshuari është dërguar në mbajtje.