Arrestohet një i mitur, iu gjetën 12 qese me marihuanë

Një i mitur është arrestuar dje në Prishtinë nga Policia e Kosovës.

Sipas raportit 24 orësh, te i njëjti janë gjetur 12 qese me narkotik.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar i mitur pasi që tek i njëjti gjatë kontrollit i është gjetur dhe konfiskuar 12 qese najloni të mbushura me bari të gjelbërt të dyshuar për narkotikë e llojit marihuanë me peshë 20.3 gramë. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në raport.