Arrestohet i Dyshuari për Sulm me Vezë Ndaj Albin Kurtit

I arrestuari, sipas policisë, është personi me inicialet S.Sh.

“Policia e Kosovë informon se rreth orë 09:40, afër ndërtesës së Kuvendit të RKS-së, një person i dyshuar (S. SH) ka sulmuar me vezë Albin Kurtin. Policia e Kosovës ka reaguar menjëherë dhe ka arrestuar personin e dyshuar,” thuhet në komunikatën e policisë.

I dyshuari është dërguar në stacion policor për procedura tjera ligjore dhe vendimet tjera do të merren në konsultim të plotë me prokurorin kompetent.

KALLXO.com e xhiroi sulmin me vezë ndaj deputetit Albin Kurti.

Lëvizja “Vetëvendosje në një reagim të sajin tha se dyshon që sulmin ndaj Kurtit e kanë bërë pjesëtarë të policisë. [interaction id=”56c6ebfcb6c51fb652f32a0e”]