Foto: Facebook
Arrestohet Aktivisti i Vetëvendosjes, Fatos Sahiti
28.8.2017 - 11:48
Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar se në kufirin Kosovë-Shqipëri, Policia e Kosovës ka arrestuar aktivistin Fatos Sahiti.
Sipas VV-së, arsyeja që është dhënë më këtë rast ka qenë pjesëmarrja e aktivistit Sahiti në një aksion simbolik muaj më parë.
“Policia me veprime të tilla po e konfirmon se është e instrumentalizuar, dhe në vend të angazhimit për rend e ligj, ajo është e përqendruar në zbatimin e urdhërave politike të pushtetit të kriminalizuar”, thuhet në një komunikatë të Vetëvendosjes.