Foto: Ilustrim

Arrestohen katër persona për rrahje

Policia ka arrestuar katër persona, njëri nga ta i mitur për përfshirje në rrahje.

Arrestimi është bërë në rrugën “Rugova” në Prishtinë mbrëmjen e kaluar, ndërsa rasti lidhet me një rrahje e cila kishte ndodhur më herët.

Si pasojë e rrahjes të dyshuarit kishin pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor.

Pas intervistimit me vendim të prokurorit tre të dyshuarit e rritur janë dërguar në mbajtje për 48 orë, kurse të miturit ju ka caktuar masa e ndalimit për 24 orë.