Foto: Ilustrim

Arrestohen dy persona, kanosën policin

Policia ka arrestuar dy persona për kanosje.

Sipas raportit ditor të policisë, mbrëmë rreth orës 19:35, në Fushë Kosovë, dy persona janë arrestuar pasi kanë kanosur një zyrtar policor.

Kanosja erdhi pasi polici i ka shqiptuar një gjobe për kundërvajtje në trafik.

Pas intervistimit me vendimin e prokurorit, dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.