Arrest Shtëpiak të Dyshuarit për Plagosjen e Vëllait të Rexhep Selimit

Gjykata Themelore e Prishtinës i ka caktuar masën e arrestit shtëpiak prej 30 ditësh të dyshuarit me inicialet Xh.N. i cili dyshohet se është i përfshirë në incidentin ku mbeti i plagosur Islam Selimi, vëllai i deputetit Rexhep Selimi.

Lajmin për caktimin e masës së sigurisë për KALLXO.com e konfirmoi, avokati i Xh.N, Leon Përlaska.

KALLXO.com kishte raportuar më 19 janar të këtij viti për incidentin në Komoran ku mbeti i plagosur Selimi.

Lidhur me këtë rast, Policia e Kosovës njoftoi se kishte arrestuar si të dyshuar personin me iniciale Xh.N.

Të dielën KALLXO.com raportoi se Prokuroria kishte kërkuar masën e paraburgimit ndaj të dyshuarit.

Lidhur me detajet se kishte ndodhur i tërë rasti, KALLXO.com realizoi një intervistë ekskluzive me Selimin.