Ar-Linda

Në debutimin e vet në Lojëra Olimpike, Kosova ngjitet në podium dhe bën sallën që ta dëgjojë dhe respektojë himnin shtetëror.

Shteti i ri i sapopranuar në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar e bëri të mundur këtë nderim përmes xhudistes së njohur, tashmë kampione botërore dhe olimpike, Majlinda Kelmendi.

Në meçin e katërt të kësaj dite, Kelmendi mundi xhudisten italiane Odett Guifrida.

Majlinda Kelmendi, e përlotur, mori të artën olimpike nga vetë kreu i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, Thomas Bach.

http://kallxo.com/majlinda-kelmendi-kampionia-qe-mund-ta-braktise-vendlindjen/