Sadri Ramabaja. Foto: Facebook

Sadri Ramabaja Mbetet në Paraburgim

Gjykata e Apelit e Kosovës, e ka refuzuar si të pa bazuar ankesën e mbrojtësit të të pandehurit Sadri Ramabaja, kundër caktimit të masës se paraburgimit prej 1 muaji nga ana e Gjykatës Themelore në Prishtinë më 09.10.2017.

S.R. po dyshohet nga ana e Prokurorisë Speciale për veprën penale “Vrasje e përfaqësuesve të lartë të Republikës së Kosovës” dhe “Përgatitje e veprave terroriste ose veprave penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së RKS-së”.

Gjykata e Apelit vlerëson se gjykata e shkallës se parë, ka vepruar drejtë kur të pandehurit ia ka caktuar masën e paraburgimit, ngase masat tjera të parapara nga neni 173 i Kodit të Procedurë Penale janë të pa mjaftueshme për sigurinë e prezencës së tij në procedurë, në rrjedhën normale të saj, dhe parandalimin e kryerjes ose  përsëritjes se veprës penale. Prandaj caktimi i paraburgimit konsiderohet si masë të domosdoshme, thuhet në komunikatën e Gjykatës së Apelit.

Ramabaja qe arrestuar tri javë më parë në portin e Durrësit në përpjekje për t’u larguar drejt shteteve perëndimore me një dokument të një personi tjetër.

http://kallxo.com/avokati-sadri-ramabaja-kishte-informacione-se-jeta-e-tij-eshte-ne-rrezik/