Logo e LDK-së - Foto: Facebook

Anulohet mbledhja e rregullt e LDK-së

LDK ka anuluar mbledhjen e rregullt e cila është paralajmëruar të mbahej sot në ora 11:00.

Kjo mbledhje është anuluar për shkak të pjesëmarrjes së LDK-së në tryezën e thirrur nga Lëvizja Vetëvendosje.

Tryeza e thirrur nga Lëvizja Vetëvendosje është duke u mbajtur në ambientet e Kuvendit të Kosovës.

Nga LDK në këtë tryezë janë duke marrë pjesë kryetari i Podujevës, Agim Veliu dhe shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti.

Kjo tryezë është thirrur me temën “Zgjidhja nëpërmjet zgjedhjeve”.

Pjesë e kësaj tryeze janë edhe Memli Krasniqi nga PDK, Dukagjin Gorani nga PSD, Bilall Sherifi nga Nisma Socialdemokrate, Blerim Kuçi nga AAK, Ilir Deda nga Alternativa dhe disa përfaqësues nga partitë minoritare.