Ruairi O'Connell - Foto: KALLXO.com

Ambasadori britanik kujton Fadil Vokrrin

Vdekja e legjendës së futbollit kosovar, Fadil Vokrrit ka prekur edhe komunitetin ndërkombëtar në Kosovë.

Ambasadori i Britanisë së Madhe, Ruari O’Connoll e ngriti lart figurën e Vokrrit që sipas tij ka qenë ‘gjigand i sportit të Kosovës’.

“Pata nderin ta konsiderojë Fadil Vokrri si shok. Fadili ka qenë gjigant i sportit e Kosovës. Mirë që Fadili ka realizuar ëndren e Kosovarëve që Kosova të anëtarsohet në FIFA dhe të marrë pjesë në konkurrencen ndërkombëtar. Ai ka qenë njeri shumë modest, por madhështor, dhe trashëgim i tij do të ketë efektin e parkahasueshëm për gjeneratat në vijim”, shkroi O’Connoll në Facebook.

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës nuk i ka mbijetuar sulmit në zemër që ka pësuar në mëngjesin e sotëm.

Vokrri ka vdekur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

KALLXO.com ka shkruar për jetën e Fadil Vokrrit.

https://kallxo.com/misioni-i-permbushur-i-fadil-vokrrit/