Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett

Ambasadori Amerikan në Kosovë: Ngriteni zërin në protesta paqësore

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës që të ngrisin zërin ndaj padrejtësive, qoftë edhe përmes protestave paqësore.

“Pikën më të rëndësishme e kam ruajtur për në fund. Çdo qytetar si individ luan rol në mbrojtjen dhe promovimin e sundimit të ligjit. Prisni më shumë nga zyrtarët tuaj të zgjedhur. Vendosja e demokracisë në Kosovë ishte e arritur e hatashme, mos e merrni për të qenë”, tha Kosnett, në një debat të organizuar nga Lëvizja “Fol”.

Ambasadori iu drejtua qytetarëve që të kërkojnë përgjegjësi nga politikanët, policët e gjyqtarët.

“Votoni, shkruani, ngriteni zërin, bartni shenjat në protesta paqësore. Kërkoni që çdo politik, polic, prokuror e gjykatës ti përmbushë përgjegjësitë e tij apo të saj për të siguruar drejtësi në mënyrë të barabartë, të drejtë dhe me nder”, tha ai.

“Angazhohuni në procese formale dhe ligjore edhe nëse kjo kërkon më shumë kohë e përpjekje, investoni në institucione të drejtësisë, kërkojuni llogari për të siguruar që jetësojnë idealet e mishëruara në Kushtetutën e Kosovës, në shtyllën e shoqërisë suaj të pasur e shumë etnike. E në fund prsini më shumë nga njëri-tjetri, nga bashkëqytetarët tuaj”, përfundoi Ambasadori amerikan.