Ali Lajçi: Të Mos Ratifikohet Demarkacioni!

Ali Lajçi, përfaqësues i banorëve të zonave afër kufirit me Malin e Zi që pretendojnë se janë prekur nga marrëveshja për demarkacion, tha se pala kosovare në asnjë hap nuk e ka kundërshtuar planin e Malit të Zi për caktimin e vijës kufitare.

“Ne fuqimisht e kundërshtojmë atë marrëveshje sepse ajo cenon vijën kufitare duke marrë pjesët më të bukura në kuptim turistik, burimor e strategjik. I themi Jo dhe kjo nuk duhet të ndodh”, tha Lajçi gjatë protestës së sotme.

“Ratifikimi i kësaj marrëveshjeje në Kuvend do të ishte i dëmshëm. Kamuflimi i ratifikimit të kësaj marrëveshjeje me vizat nuk mund të bëhet”, u shpreh ai.