Albin Kurti viziton Sylejman Selimi Foto: Albin Kurti

Albin Kurti viziton Sylejman Selimin

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti i ka shkuar në konak ish komandantit të shtabit të përgjithshëm të UÇK-së, Sylejman Selimit i cili i lirua me kusht para disa ditëve nga vuajtja e dënimit për krime lufte.

Kurti thotë se e ka shok që 20 vite Sylejman Selimin, ndërsa ka folur edhe për gjendjen e tij shëndetësore.

“Ai është liruar me kusht nga burgu. Kjo disi i ngjan aq shumë gjendjes së vetë shtetit të Kosovës. Por, Syla është mirë me shëndet dhe fytyra i shkëlqente”, ka shkruar Kurti në Facebook.

Bashkë me Kurtin në vizitë ishte Rexhep Selimi.

Ditë më parë, Sylejman Selimi së bashku me përfaqësues të lartë të UCK-së, ishin takuar në një odë në Drenicë, ku i pranishëm kishte qenë edhe Presidenti Hashim Thaçi.

https://kallxo.com/thaci-i-mbledh-ne-buroje-ish-komandantet-e-uck-se-te-drenices/

Sylejman Selimi ka qenë i akuzuar në rastin Drenica. Më 25 janar të këtij viti, paneli për lirim me kusht ka liruar ish-komandantin e UÇK-së, Sylejman Selimin.