Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti - Foto: KALLXO.com

Albin Kurti pa pronë, pa borxhe, me kursime të gruas

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, në deklarimin e tij të pasurisë në Agjencinë Kundër Korrupsionit (AKK), nuk ka deklaruar se posedon pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme.

Sipas AKK-së, Kurti ka deklaruar se bashkëshortja e tij, ka para të gatshme në institucione financiare vlera e së cilave është 85 mijë euro.

Në AKK, Kurti ka deklaruar të hyrat vjetore të tij dhe të bashkëshortes së tij.

Sipas deklarimit, vlera e të hyrave vjetore të Kurtit janë 18 mijë e 98 euro, ndërsa bashkëshortja e tij ka të hyra vjetore shuma e së cilave është 42 mijë e 240 eurove.