Albin Kurti kërkon lirimin e të akuzuarit në rastin e plagosjes së Azem Vllasit

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka bërë sot thirrje pvr lirimin e Sadri Ramabajës, i cili po mbahet në paraburgim si i akuzuar për rastin e plagosjes së avokatit Azem Vllasi.

Aktualisht, rasti ndaj tij dhe të akuzuarve tjerë vshtë në proces gjykimi.

Për mbajtjen në arrest e Ramabajës, një zyrtar i VV-së, bashkëpunëtori i tij Sherif Konjufca ka publikuar sot një libër në të cilin janë përfshirë reagime dhe opinione për këtë rast.

Folësit në promovimin e librit “Liri për dr. Ramabajën” thanë se ai “është duke u mbajtur padrejtësisht në burg, për vepra që nuk i ka bërë” andaj “ai duhet të lirohet sa më parë”.

“Ne çdo herë do ta flasim të vërtetën, çdo herë do ta kërkojmë të drejtën. Edhe kjo mbledhje jona për këtë libër për Sadriun është e tillë dhe ne do të angazhohemi për të mirën që këtë rast e mira do të ishte lirimi i profesor Sadri Ramabajës”, ka thënë Kurti.

Ai ka thënë se libri është  dëshmia e vërtetë për një proces gjyqësor, siç ka thënë ai, të rrejshëm i cili ka për qëllim “që ta persekutojë, izolojë, ta mbajtur të mbyllur dhe ta fajësojnë aktivistin e LVV-së”.

“Dëshmia e Presidentit dhe e kryeparlamentarit në këtë proces gjyqësor kanë qenë armiqësore ndaj Ramabajës”, ka nënvizuar Kurti.

Libri përmban reagime dhe opinion lidhur me Sadri Ramabajën, profilin e tij, veprimtarinë, burgosjen dhe akuzat e fundit ndaj tij lidhur me rastin e njohur si “Syri i Popullit”.