Gjykata Themelore e Pejes - Foto: :Atdhe Mulla

Aktakuzë Kundër 4 Personave për Rastin 'Klina'

Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë kundër katër personave të dyshuar për keqpërdorim të detyrës apo autoritetit zyrtar.

Aktakuza për rastin “Klina”, siç thuhet në njoftimin e PSRK-së, është ngritur të enjten pranë Gjykatës Themelore në Pejë.

Përveç kësaj, dy nga të pandehurit akuzohen edhe për veprën penale të mosraportimit apo raportimit të rremë të pasurisë, të hyrave/të ardhurave, dhuratave, dobive materiale të tjera ose detyrimeve financiare.