Ilustrim

Aksioni i Policisë, dy të arrestuar për falsifikim të parave

Policia ka njoftuar se ka arrestuar dy persona të dyshuar për veprën penale falsifikim i parasë. Policia ishte vënë në kërkim të tre personave të dyshuar, ndërsa ka njoftuar se njëri është në arrati.

Në pranga sipas policisë janë vënë, të dyshuarit B.M., dhe M.Sh., ndërsa Sh.D., po kërkohet ende.

Aksioni i sotëm i Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit gjatë ditës së sotme u shtri në tre lokacione, dy në Prizren dhe një lokacion në Mitrovicë.

Përveç arrestimit, policia ka konfiskuar edhe një mori provash që do të trajtohen gjatë hetimit të rastit më tutje.

Nga bastisjet e bëra janë gjetur dhe sekuestruar 1 mijë e 500 euro, 40 mijë dollar amerikan, tre telefona, pasaporta dhe dokumente identifikuese të të dyshuarve si dhe dy vetura.

Paratë e sekuestruara dyshohet të jenë të falsifikuara.