Dy raste të falsifikimit të parasë në rajonin e Prishtinës

Policia e Kosovës ka njoftuar për dy raste të falsifikimit të parasë që janë denoncuar dje në Prishtinë.

Sipas raportit policor, në rastin e parë, një punëtor i bankës ka raportuar në Polici se në kohë të ndryshme nga klientë të ndryshëm janë deponuar në bankë monedha të ndryshme metalike të falsifikuara në vlerë të përgjithshme rreth 343 euro.

Monedhat janë sekuestruar nga Njësia e krim-teknikës, ndërsa rasti po hetohet.

Kurse në rastin e dytë, një punëtore- po ashtu e bankës, ka raportuar në Polici se në kohë të ndryshme nga klientë të ndryshëm janë deponuar në bankë monedha të ndryshme në vlerë të përgjithshme rreth 305 euro, të cilat dyshohet të jenë të falsifikuara.

Ngjashëm si në rastin e parë, sipas Policisë, monedhat janë sekuestruar nga Njësia e krim-teknikës dhe është hapur hetimi.