Ilustrim

Falsifikimi i parasë, arrestohen dy të dyshuar në Skenderaj

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar dy persona të dyshuar për falsifikim të parave në Skenderaj.

Arrestimi ka ndodhur më 16.02.2024 në 14:35h.

Fillimisht ishte raportuar se një person i dyshuar është duke shpërndarë bankënota të falsifikuara, e më pas zyrtarët policor kishin arritur që të identifikojnë dhe arrestojnë dy të dyshuarit.

Policia tha se në veturën e njërit të dyshuar janë gjetur dhe sekuestruar 475 bankënota të dyshuara prej 5 euro me vlerë  2,375 euro.

Tutje në vazhdën e veprimeve hetimore Policia ka bastisur edhe banesën e të dyshuarit tjetër ku janë gjetur dhe konfiskuar dy pajisje të dyshuara për skanim, një lap-top, 170 monedha euro, tri nga to janë nga 20 euro, 8 nga 10 euro dhe 6 nga 5 euro.

Policia gjithashtu konfiskoi edhe 400 denarë, katër copë nga 100 denarë.

Në raport u tha se me vendim të prokurorit pas intervistimit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.