Tri raste të falsifikimit të parasë raportohen në Polici brenda 24 orëve

Gjatë 24 orëve të fundit në Prishtinë dhe Prizren është raportuar për falsifikim të parasë.

Në Prishtinë, ankuesi ka raportuar se nga klientë të ndryshëm janë deponuar monedha metalike dhe kartemonedha të cilat dyshohet se janë të falsifikuara.

“Paratë e dyshuara janë sekuestruar për ekzaminime të mëtutjeshme” – thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Një rast tjetër po ashtu në Prishtinë ku ankuesja ka raportuar se kanë hasur në një kartëmonedhë 500 euro, e dyshuar si e falsifikuar.

“Kartëmonedha është sekuestruar për ekzaminime të mëtutjeshme”, – thuhet në raportin e policisë.

Ndërsa në Prizren ankuesika raportuar se nga biznese të ndryshme gjatë periudhës së cekur kohore, janë deponuar monedha metalike të cilat dyshohet se janë të falsifikuara.

“Monedhat e dyshuara janë sekuestruar për ekzaminime të mëtutjeshme” – thuhet në raport të policisë.