Ilustrim

Ferizaj, arrestohen katër të dyshuar për falsifikim të parave

Një person në Ferizaj është arrestuar nën dyshimin se kishte kryer një pagesë me para të cilat dyshohet të jenë të falsifikuara.

Policia ka njoftuar se monedhat e dyshuara janë sekuestruar. Ndërsa është bërë e ditur se në vazhdën e hetimeve të zhvilluara, me dyshimin e bazuar për kryerjen edhe të disa veprave tjera penale të falsifikimit të parave janë identifikuar dhe arrestuar edhe tre të dyshuar tjerë.

Policia ka njoftuar se me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Rasti raportohet se ka ndodhur më 28.02.2024.