Aksioni i policisë, arrestohen katër persona, konfiskohen 57 kilogramë marihuanë

Katër persona janë arrestuar dje nga policia në udhëkryqin e Janjevës në Lipjan, në dyshimin për posedim të paautorizuar të substancave narkotike.

Policia ka bërë të ditur se katër të arrestuarit, tre prej tyre shtetas të Shqipërisë dhe një shtetas i Kosovës, janë arrestuar në vazhdën e hetimit të një rasti për posedim të narkotikëve.

Pas arrestimit të personave të dyshuar, me urdhër të gjyqtares kujdestare është kryer një kontroll, ku janë gjetur dhe sekuestruar në cilësi të provave materiale 53 pako najloni të mbushura me narkotik, në peshë 56 kilogramë, një armë e zezë e tipit pistoletë me municion me gas, një karikator me 18 fishekë, gjashtë automjete, 11 telefona, 123 mijë e 960 lekë shqiptare dhe 635 euro.

Me vendim të prokurorit kujdestar, të dyshuari për posedim të narkotikëve janë dërguar në mbajtje për 48 orë.