Foto: Ilustrim

Aksident trafiku në Ferizaj, vetura del nga rruga

Dy persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një vetë -aksidenti i cili ka ndodhur dje rreth orës 21 në fshatin Pojatë të Ferizajt.

Sipas raportit zyrtar të policisë, vetura me të cilën po udhëtonin dy të lënduarit, si pasojë e mospërshtatjes së shpejtësisë  ka dalë nga rruga dhe është rrokullisur disa herë.

Policia ka njoftuar se të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK.