ARKIV - ILUSTRIM

Aksident në Prishtinë, lëndohet këmbësorja 22 vjeçare

Një 22 vjeçare ka mbetur e lënduar nga një aksident që ka ndodhur sot në Prishtinë. Këmbësorja e lënduar është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës – QKUK.

Aksident i trafikut ka ndodhur gjatë ditës së sotme në rrugën “Haxhi Zeka” në Prishtinë.

Në aksident janë përfshirë dy automjete dhe një këmbësore.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.

“Rreth orës 12:30 në rrugën “Haxhi Zeka” në Prishtinë ka ndodhur një aksident trafiku, ku janë përfshirë një automjet (kamionet) dhe një këmbësore”, ka thënë për KALLXO.com zëdhënësja Ahmeti.

Ahmeti ka njoftuar se ngasësi i automjetit është shoqëruar në stacion policor.