Foto: Ilustrim

Aksident me të lënduar në Rahovec

Tre persona kanë mbetur të lënduar pas një aksidenti trafiku dje në Rahovec.

Policia njofton se rreth orë 13 kishte ndodhur aksidenti mes dy veturave ku u lënduan tre burra.

Nga aksidenti pati edhe dëme materiale.

Sipas policisë, të lënduarit janë dërguar për tretman të nevojshëm mjekësor në spitalin e Gjakovës dhe me vendim të prokurorit,  rasti vazhdon të hetohet në procedurë të rregullt.